Shkëndija ka humbur në shtëpi kundër Gent, me rezultat 0-4, duke e përfunduar aventurën e saj për në Europa League.
Atyre u nevojitej vetëm një gol për kualifikim, mirëpo atëherë kur Shkëndija po sulmonte më shumë, pësoi edhe golat.
Skuadra nga Tetova u dorëzua në pjesën e dytë, ku në 30 minutat e fundit pësoi të gjithë golat.
Golat për Gent i shënuan Kalifa Coulibaly (60’ dhe 67’), Jerey Perbet (81’) dhe Renato Neto (86’).
Në ndeshjen e parë, “ballistët” kishin humbur me rezultat 2-1