“Bishti i qenit lëviz më shumë se koka e të zotit!”, është adapt për terroristin mercenar të krishterë, që sërish ka abuzuar me Kur’anin në një shtet racist, diku në Skandinavi.
Armiqësi e lashtë, urrejtje në gen, që nuk mbulohen me asnjë lloj hipokrizie dhe shfaqjesh të dala boje!
Asgjë e veçantë, në zamallahinë që ka pushtuar botën e intrigave dhe armiqësive shekullore kundër Islamit dhe muslimanëve, sidomos në këto kohë, kur Islami përhapet në mënyrë të mrekullueshme në perëndim, ndër joarabë!
Asgjë e veçantë, prandaj shijojeni mrekullinë e Islamit dhe ngrihuni me krenari e bindje, ta përhapim në çdo cep të vendit tonë dhe kudo që të jemi, që të hutuarit e të gënjyerit të shpëtojnë në këtë botë dhe në të përtejmen!
Nuk ka dyshim se, ai burrë i madh, për ardhjen e të cilit lutej Hz. Ibrahimi (a.s), për ardhjen e të cilit jepte sihariq Hz. Isai, i biri i Merjemes, dhe të cilit, Zoti i gjithësisë i thoshte: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është i shuar!”, do të përhapet drita e Thirrjes së tij, përtej dëshirës së femohuesve idhujtarë!
Kur’ani Famëlartë, i vetmi Libër i shenjtë, origjinal dhe i paprekur nga dora tekanjoze e kujtdo në botë, do të vazhdojë të përhapet e të përhapet, derisa të gjithë të shohin se ai është E VËRTETA! Sepse Allahu i Madhëruar, që na e ka dëshmuar këtë në Fjalën e Tij, është Zoti Një, i Vërteti, pa shok e ortak, as dy e as tre!
Elhamdulilah për udhëzimin në Islam!
Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër