Një elefant në Indi, që ditë më parë e shkeli për vdekje një grua, u kthye dhe trupin e vdekur e goditi sërish. Siç shkruan “Dailymail” të dielën, Maya Murmu po nxirrte ujë në pusin e fshatit Raipalit, kur kafsha e arratisur e goditi të enjten, ndërsa viktima vdiq në spital për shkak të plagëve të marra.
Autoritetet njoftuan se ditë më pas, kur familjarët po i kryenin ritualet e varrimit, elefanti sërish u shfaq dhe trupin e 70-vjeçares e shkeli, duke e hedhur tutje.
Sipas banorëve, elefanti mund të ketë ikur nga streha e kafshëve të egra Delma, në Jharkhand, që gjendet rreth 200 kilometra larg Raipalit. Pas largimit të elefantit, familja e vazhdoi ceremoninë e varrimit, derisa nuk u tha nëse pati të lënduar.
Çdo vit, në Indi mbytën rreth 100 persona si pasojë e sulmeve të elefantëve, thuhet nga Fondi Botëror për Kafshë të Egra.
Qeveria indiane i ka kufizuar kontaktet e njerëzve me elefantë, duke iu vendosur shenja dalluese elefantëve që supozohen të jenë të rrezikshëm. /koha