Regjimi sirian ka ekzekutuar aktivistin e shquar, i cili përmes publikimeve në internet kishte dhënë dëshmi të shumta lidhur me krimet e regjimit sirian.
Bassel Khartabil ishte zhvilluesi i ueb-serverëve, i cili ishte arrestuar nga regjimi i Bashar Al Assad.
Lajmin për ekzekutimin e tij bëri të ditur gruaja e tij, Noura Ghazi Safadi.
“Sot, unë shpall në emrin tim, në emrin e familjes së Bassel dhe familjes time, konfirmimin se urdhri për të ekzekutuar bashkëshortin tim Bassel Khartabil u krye pak ditë pasi ai u transferua në burgun Adra në tetor 2015.
I riu Bassel ishte inxhinier i sjekncave kompjuterike, dhe kishte njohuri të madhe për krimet kunder popullit sirian. Ai u arrestua në përvjetorin e parë të kryengritjes së vitit 2011 në Siri.
Ai u zhduk nga të dhënat zyrtare në tetor të vitit 2015, kur u transferua nga burgu Adra në Damaskun verilindor.
Pas arrestimit të tij, iu mohua vazhdimisht kontakti me gruan e tij dhe me grupet e të drejtave të njeriut. /MESAZHI/