Ballina Arritje Teknologji Ekzekutivi që mbikëqyri lançimin e suksesshëm të PS5 largohet nga Sony

Ekzekutivi që mbikëqyri lançimin e suksesshëm të PS5 largohet nga Sony

Largimi i konsiderohet një shok pas suksesit të fundit të PS5 që ai e ka mbikëqyrur që nga lançimi në 2020-ën.

Bosi i PlayStation Jim Ryan do të largohet nga kompania në Mars të 2024 pas pothuajse 30 vitesh pranë kompanisë.

Ai mori drejtimin si CEO i Sony Interactive Entertainment në Shkurt të 2019-ës pasi ju bashkua Sony disa muaj nga lançimi i PlayStation në 1994.

Largimi i konsiderohet një shok pas suksesit të fundit të PS5 që ai e ka mbikëqyrur që nga lançimi në 2020-ën.

Ryan tha se vendimi për tu larguar kishte të bënte me vështirësinë për të jetuar në Europë ndërsa punon në Amerikën e Veriut.

Kur PS5 debutoi pati probleme me furnizimin çka bëri që njerëzit ti blinin konsolat e ti shisnin me dyfishin e çmimit për të përfituar.

Por këto probleme janë zgjidhur tashmë dhe Sony ka shitur 40 milionë konsola PS5 në mbarë botën.

“Jim Ryan ka qenë një lider inspirues,” tha CEO i Sony Kenichiro Yoshida.

Exit mobile version