Largimi i konsiderohet një shok pas suksesit të fundit të PS5 që ai e ka mbikëqyrur që nga lançimi në 2020-ën.
Bosi i PlayStation Jim Ryan do të largohet nga kompania në Mars të 2024 pas pothuajse 30 vitesh pranë kompanisë.
Ai mori drejtimin si CEO i Sony Interactive Entertainment në Shkurt të 2019-ës pasi ju bashkua Sony disa muaj nga lançimi i PlayStation në 1994.
Largimi i konsiderohet një shok pas suksesit të fundit të PS5 që ai e ka mbikëqyrur që nga lançimi në 2020-ën.
Ryan tha se vendimi për tu larguar kishte të bënte me vështirësinë për të jetuar në Europë ndërsa punon në Amerikën e Veriut.
Kur PS5 debutoi pati probleme me furnizimin çka bëri që njerëzit ti blinin konsolat e ti shisnin me dyfishin e çmimit për të përfituar.
Por këto probleme janë zgjidhur tashmë dhe Sony ka shitur 40 milionë konsola PS5 në mbarë botën.
“Jim Ryan ka qenë një lider inspirues,” tha CEO i Sony Kenichiro Yoshida.