Ekzekutivi i Google thotë se viti 2025 është kritik për Gemini

“Mendoj se 2025 do të jetë kritik,” tha Pichai. “Mendoj se është kritike të kuptojmë rëndësinë e këtij momenti dhe duhet të ecim më shpejtë si kompani.”

CEO i Google Sundar Pichai ju tha punonjësve të kompanisë se 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë. Gjatë një takimi të më 18 Dhjetor, Pichai dhe ekzekutivët e tjerë të kompanisë zbuluan prioritet për vitin e ardhshëm.

“Mendoj se 2025 do të jetë kritik,” tha Pichai. “Mendoj se është kritike të kuptojmë rëndësinë e këtij momenti dhe duhet të ecim më shpejtë si kompani.”

Google po bën investime të mëdha në AI ndërsa rezultatet që ka marrë kanë qenë të përziera mes atyre pozitive dhe negative. Pichai pranoi se kompania ka punë për të bërë në AI por tha se aplikacioni Gemini po kalon një moment të mirë.

“Kemi punë për të bërë në 2025-ën për tu pozicionuar si lideri në industri. Zgjerimi i Gemini në aspektin konsumator është fokusi ynë kryesor vitin e ardhshëm,” tha ai.