Kompania pas iPhone, iPad dhe MacBook sot vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë. Vitin e kaluar Cook ra dakord për një angazhim tek Apple që do të shkonte deri në 2026.
hefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka marrë shpërblim prej mëse 5 milionë aksionesh në gjigantin e teknologjisë gjatë 10 viteve në drejtim të kompanisë.
Një raport i depozituar nga kompania pranë autoriteteve Amerikane tregon se Cook ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve për 750 milionë dollarë.
Shpërblimi i tij varej nga performanca e aksioneve të Apple krahasuar me kompanitë e tjera në indeksin S&P 500.
Cook përfitoi shpërblimin sesa aksionet e kompanisë ishin rritur me 191.83% në tre vitet e fundit. Gjithashtu vlera e aksioneve ishte rritur me 1,200% që kur ai mori drejtimin e Apple më 24 Gusht 2011.
Kompania pas iPhone, iPad dhe MacBook sot vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë. Vitin e kaluar Cook ra dakord për një angazhim tek Apple që do të shkonte deri në 2026.
Sipas Bloomberg sot ai ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian