Një ekip astronautësh, duke përfshirë udhëtarin e dytë hapësinor në Turqi, Tuva Cihangir Atasever, do të niset nga shteti amerikan New Mexico sot herët për një fluturim kërkimor suborbital në bordin VSS Unity të kompanisë Virgin Galactic, transmeton Anadolu.
Atasever do të shërbejë si një astonaut kërkimor në bordin e fluturimit të fundit të anijes kozmike, të emëruar Galactic 07. Nisja do të jetë në orën 08:30 me orën lokale me gjithsej gjashtë anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë gjithashtu tre astronautë, dy amerikanë dhe një italian, si dhe dy pilotët.
Fluturimi pritet të zgjasë rreth 70 minuta, me bordin VSS Unity për të arritur një lartësi prej rreth 45 mijë këmbë në një avion transportues. Më pas do të aktivizojë sistemin e tij të lëvizjes hibride për t’u ngritur në afërsisht 55 milje.
Atasever do të kryejë shtatë eksperimente shkencore në kushte mikrograviteti gjatë fazës afërsisht tre minutëshe të rënies së lirë.
Në muajin maj, kompania e turizmit hapësinor Virgin Galactic me bazë në SHBA njoftoi se kishte hapur një objekt të ri në Kaliforninë Jugore për të prodhuar anijen kozmike Delta të gjeneratës së ardhshme, e cila mund të kyejë tetë misione në muaj.
Ekspertimentet shkencore
Atasever do të veshë një kostum astronaut të modifikuar, të pajisur për tre eksperimente, përfshirë eksperimentin e imazhit të trurit “Beacon”.
Ky eksperiment përdor një pajisje spektroskopie infra të kuqe në kokën e astronautit për të ekzaminuar rrjedhën e gjakut në korteksin parafrontal të trurit dhe dinamikën e lëngut cerebrospinal. Për më tepër, mostrat nga Atasever do të mblidhen për të studiuar ndryshimet psikologjike nga shikimi i Tokës nga hapësira.
Eksperimenti i dozimetrit të rrezatimit IvmeRad do të masë ekspozimin ndaj rrezatimit, duke ndihmuar në parashikimin e ekspozimit të ardhshëm për udhëtarët në hapësirë në kohë reale.
Në projektit Space Insulin Pen Test, një bashkëpunim midis Agjencisë Hapësinore Turke (TUA) dhe Axiom Space, do të përdoren dy stilolapsa të ndryshëm të insulinës për të vlerësuar efikasitetin e dhënies së dozës në këtë mjedis për herë të parë.
Ky do të jetë testi i parë i metodave të trajtimit për udhëtarët e ardhshëm të hapësirës me diabet.
Një tjetër eksperiment, i quajtur Analiza e Vezikulave në fluturimin suborbital, do të përdorë një mikroçip të krijuar posaçërisht për të analizuar mostrat biologjike të marra nga Atasever para dhe pas fluturimit. Ky studim synon të zhvillojë terapi për të ndihmuar astronautët të përshtaten më mirë me udhëtimin në hapësirë para se të ngrihen.
Tre eksperimentet e tjera, Message, Metabolom dhe Miyeloid, do të përsëriten gjatë fluturimit të astronautit turk pasi ato u kryen gjatë një udhëtimi të mëparshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga astronauti i parë turk, Alper Gezeravci.
Eksperimenti Message mati efektet e mikrogravitetit në fiziologjinë njerëzore, ndërsa eksperimenti Metabolom u krye për të zbuluar ndryshimet biomolekulare të shkaktuara nga fluturimi në hapësirë.
Ndërkohë, eksperimenti Miyeloid ekzaminoi ndryshimet në grupet e qelizave që shtypin përgjigjen e sistemit imunitar gjatë sëmundjeve inflamatore.
Radha e astronautit Atasever duke prekur qiejt pason misionin historik të astronautit Gezeravci këtë janar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si pjesë e misionit Axiom 3.