Kampionati Botëror 2022 ka nisur me humbje të nikoqirëve, Katarit.
Kombëtarja e Katarit e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj si nikoqire e Kupës së Botës, duke u mposhtur 0:2 nga kombëtarja e Ekuadorit, shkruan lajmi.net.
Ekuadori ishte skuadër dominuese nga minuta e parë e takimit, duke mos i dhënë asnjë mundësi nikoqirëve.
Enner Valencia ishte njeriu i ndeshjes, me dy gola të shënuara.
Fillimisht, Valencia shënoi nga penalltia në minutën e 16′ për 0:1, kurse në minutën e 31′ ai shënoi për 0:2.
Me këtë fitore, Ekuadori shkon në kuotën e tri pikëve dhe e nis mbarë rrugëtimin në Botërorin 2022. Katari duhet të pres më shumë për të gëzuar tifozët nikoqirë.
Të dyja kombëtaret luajnë në Grupin A të Kupës së Botës.