Ekstremet bashkohen për të cunguar Shqipërinë, secili në mënyrën e tij.
Njëri thotë mos u deklaroni shqiptarë.
Tjetri thotë mos u deklaroni myslimanë.
Vende-vende ky budallallëk nxjerr kryet edhe ndaj vëllezërve tanë ortodoksë duke dashur t’i kompleksojnë sikur feja të lidhka me një komb tjetër.
Por pyetësori ka dy pyetje: një për kombin, një për fenë.
Ata që e kanë shpikur për herë të parë censusin e kanë ditur që feja dhe kombi janë dy nivele të ndryshme dhe jo kundërthënëse të identitetit.
Çështja është se asnjë ekstremist nuk e do shqiptarin siç është, por sipas agjendës së tij apo të atij që e paguan të flasë me këtë gjuhë antishqiptare mes shqiptarësh.
Lerini të qetë shqiptarët të deklarohet çfarë të duan e si të duan. Ju gjithashtu, deklarohuni çfarë të doni.
Ne nuk kemi frikë prej jush, as prej asaj që jeni ju. Ju ç’keni që ju ka hyrë lepuri në bark nga shqiptari mysliman apo myslimani shqiptar?
Nga: Vehap Kola