Ka patur një interes të madh nga muslimanët amerikanë ekspozita “Rritja e Vullnetit Kombëtar 15 korriku” në kongresin vjetor të mbajtur nga organizatat muslimane (MAS-ICNA) në Chicago të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e cila përfundoi ishte hapur nga zv/kryetarja e e Shoqatës së Grave dhe të Demokracisë Sümeyye Erdoğan Bayraktar dhe bashkëshorti i saj Selçuk Bayraktar, ambasadori i Turqisë në Washington Serdar Kılıç dhe deputetja e AK partisë në qytetin Eskişehir, Nur Günay.
Kryekonsulli i Turqisë në Chicago, Umut Acar, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me ekspozitën tha se ka patur një interes të madh dhe se tentativa për grusht shteti më 15 korrik nga FETO është shpjeguar me panele të ndryshme.
Duke vënë në dukje se Anadolu Agency ka treguar një interes të lartë për ekspozitën “Rritja e Vullnetit Kombëtar 15 korriku”, Acar ka theksuar se kryesisht presidenca, AA-ja dhe institucionet e tjera për muslimanët amerikanë kanë prezantuar në mënyrë të drejtpërdrejt përjetimet në Turqi.
“Truqia shpresa e vetme në Lindjen e Mesme”
Amerikani me origjinë nga Jemeni, punonjës i shërbimeve sociale Abdulmexhid el-Gazali i cili është një prej presonave që ka vizituar ekspozitën tha se natën e tentativës për grusht shteti nuk kanë fjetur deri në orët e mëngjesit dhe se kanë qenë të shqetësuar për Turqinë.
“Turqia aktualisht është shpresa e vetme, demokracia e vetme në Lindjen e Mesme”, thotë el-Gazali, duke vënë theksin se revolucioni arab ka dështuar në të gjitha vendet përveç Tunizisë dhe se shpresojnë se mentaliteti që ka shtypur revolucionin në vendet arabe të jetë i njëjtë edhe në Turqi.
“Unë kam qenë shumë i impresionuar qoftë apo jo nga AK Partia, që pupulli turk ka qëndruar kundër grushtit të shtetit duke qëndruar para tankeve. Ky revolucion në Turqi është një revolucion për të gjithë botën. Si një njeri normal dhe si një musliman shpresoj që Turqia të jetë e suksesshme”, tha Abdulmexhid el-Gazali.
Ndërsa amrikani me origjinë nga Somalia, Abdilmalik Hassan në një deklaratë pasi ka shëtitur eskspozitën tha se nuk e kupton atë se si ka ndodhur një gjë e tillë në Turqi.
Ai tha se kanë një dashuri për Turqinë kryesisht për ndihmat e dhëna për popullin e Somalisë. “Njerëzit në Somali janë në varfëri, prandaj detyrohen të largohen nga vendi i tyre. Jemi shumë të kënaqur që Turqia vjen dhe ofron ndihma në Somali”, tha Hassan.
“Populli turk ka hapur një faqe të re”
Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) Nihad Awad pas vizitës së ekspzozitës tha se është shumë e rëndësishme që ti shpjegohet edhe botës edhe muslimanëve amerikanë ndodhitë e përjetuara më 15 korrik. “Të gjithë ne ndonjëherë kalojmë në periudha të vështira. Nga Lindja e Mesme vijnë lajme vetëm për masakra, shtypje dhe persekutime”, tha Awad.
Sipas tij, rezistenca kundër puçistëve që tregoi populli turk për të mbrojtur vullnetin e tij e ka parë e gjithë bota. “Për fat të mirë përpjekja për grusht shteti dështoi. Por, kundër Turqisë vazhdojnë këcënimet nga brenda dhe jashtë saj. Guximi i njerëzve të zakonshëm turq ka hyrë në histori dhe në kuptimin e rezistencës kundër shtypjes ka hapur një faqe të re”, thekson Awad.
“Nëse fundoset Turqia, fundoset e gjithë bota muslimane”
Në mesin e atyre që kanë shëtitur ekspozitën ka qenë edhe Nedaa Skeik me origjinë palestineze, një prej mjekëve në institutin kardiologjik Minneapolis.
Ai tha se ka kryer shkollimin në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa në Univesritetin e Stambollit. Skeik tha se natën e 15 korrikut ndodhej në rajonin Taksim të Stambollit.
Duke folur në gjuhën turke të cilën e ka mësuar gjatë viteve kur ishte student, Skeik ka vënë në dukje se i do shumë turqit. “Periudha 1992-2002 që unë kam jetuar në Turqi kanë qenë vitet më të mira të jetës sime”, tha ai.
Ai thotë se më 15 korrik ndodhej për pushime në Stamboll bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. “Kur mësuam se ushtarët ndodheshin mbi urë u frikësuam sepse grusht shtetet asnjëherë nuk sjellin të mira”, tha Skeik.
“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është zgjedhur me votë dhe asnjë forcë tjetër nuk mund ta rrëzojë atë nga qeveria”, u shpreh Skeik.
Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se mbështet presidentin Erdoğan dhe qeverinë e tij dhe se liderët e vendeve të tjera nuk dëshirojnë që Turqia të jetë në situatë të mirë dhe të zhvillohet.
“Hoteli im ndodhej në Taksim. Familja ime u frikësua shumë, ku fëmijët brohoritën ‘do të vdesim‘. Ndërsa unë iu përgjija ‘fëmijë jini të qetë, nuk është e rëndësishme jeta jonë, por e rëndësishme është që Turqia të mos fundoset‘. Sepse ne e duam shumë Turqinë. Nëse fundoset Turqia, fundoset e gjithë bota muslimane”, thotë ai.
Ndër të tjera Skeik ka shtuar se vetëm Turqia ka mbrojtur Gazën dhe Palestinën dhe se nga Turqia vijnë ndihma vazhdimisht.