Ekspozita e Alfa Romeo shfaqë modelet më të veçantë

Alfa Romeo ka vendosur që të “zbërthejë” makinat e veta historike në një ekspozitë shumë të veçantë, të çelur në Areze të Italisë.

Të apasionuarit mund të shohin anët mekanike të këtyre perlave në datat 15 dhe 16 shtator.

Ekspozita quhet “Cofani Aperti” (Kofano e hapur) dhe në të do të mund të shihen Alfa Romeo 33 Carabo dhe Alfa Romeo 33 Stradale.