Eksportet e Turqisë arritën shifrën më të lartë të janarit në historinë e vendit duke tejkaluar 15 miliardë dollarë, bëri të ditur sot ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).
Eksportet e Turqisë në janar u rritën me 2.5 për qind nga nivel vjetor, tha Pekcan në një takim në kryeqytetin Ankara ku ajo zbuloi të dhënat paraprake të Ministrisë së Tregtisë.
Për importet, ajo tha se ato arritën në 18.1 miliardë dollarë në janar, duke rënë për 5.6 për qind nga muaj i njëjtë i vitit të kaluar.
“Me rënien e importeve derisa eksportet u rritën, deficiti i tregtisë së jashtme u tkurr në 32 për qind në nivel vjetor në mbi 3 miliardë dollarë në janar”, nënvizoi Pekcan.
Duke prekur qëllimet për këtë vit, ajo tha se Turqia është optimiste lidhur me arritjen e objektivit të eksportit prej 184 miliardë dollarë këtë vit, në varësi të pandemisë së COVID-19.
Ajo po ashtu deklaroi se “Turk Eximbank” siguroi financime, si hua ashtu edhe sigurime me vlerë prej 45.6 miliardë dollarë në vitin 2020, me 3.6 për qind më shumë se një vit më parë.