Akademikja në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit Gaziantep, doç. dr. Derya Gürsel Sürmelioğlu tha se konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe sheqerkave gjatë Fitër Bajramit mund të ndikojë negativisht në shëndetin oral.
Sürmelioğlu tha për Anadolu se konsumi i ëmbëlsirave dhe sheqerkave rritet gjatë bajrameve, gjë që përbën rrezik duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve.
Ajo tha se ushqimet me sheqer rrisin prodhimin e acidit në gojë, duke gërryer smaltin e dhëmbëve. “Sheqerkat ngjitëse, veçanërisht ato që qëndrojnë në gojë për një kohë të gjatë, bëhen burim ushqimi për bakteret dhe përshpejtojnë procesin e kalbjes”, tha ajo.
Duke treguar se mund të jetë e vështirë të heqësh dorë nga konsumimi i ëmbëlsirave gjatë bajramit, por se duhet pasur kujdes, Sürmelioğlu theksoi se kujdesi oral duhet bërë pas konsumimit.
Sürmelioğlu shtoi se është e rëndësishme të lahen dhëmbët pas konsumimit të ëmbëlsirave.