Turqia po dërgon një ekip prej tetë anëtarësh për të hetuar rrëzimin e një avioni pasagjerësh të Azerbajxhanit, pranë qytetit Aktau në Kazakistan, tha ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu.
Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, Uraloglu tha se ekipi u formua me kërkesë të Agjencisë Shtetërore të Aviacionit Civil të Azerbajxhanit.
“Grupi do të ekzaminojë vendin e aksidentit, do të kryejë analiza teknike dhe operacionale dhe do të ofrojë mbështetje për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Ekipi ynë i ekspertëve do të punojë në koordinim me autoritetet lokale për të hetuar tërësisht të gjitha aspektet e incidentit dhe për të raportuar gjetjet ,” tha Uraloglu, transmeton Daily Sabah.