Gjatë shtatzënisë, gratë detyrohen të marrin ilaçe qetësuese në lidhje me shqetësimet e ndryshme, tipike të kësaj periudhe. Por një studim nga ekspertë të Universitetit të Edinburgut nxjerr në dritë rrezikun e madh që kanë qetësuesit tek pjelloria e bebeve.
Studiuesit vënë alarmin duke thënë se qetësuesit si paracetamoli duhen përdorur sa më pak, ndërsa ibuprofeni duhet shmangur totalisht. Gjithë eksperimentimi bazohet pikërisht në dëmet që mund të shkaktojnë këta qetësues tek foshnjat nëse konsumohen nga nëna.
Ilaçet janë aq të rrezikshme sa mund të ndikojnë tek pjelloria e foshnjave duke ndryshuar strukturën e ADN-së. Ata konstatuan se vetëm 1 javë pas përdorimit të paracetamolit, numri i qelizave në vezore u ul me 40%, ndërsa ibuprofeni reduktonte më shumë se gjysmën e tyre.
Pra, në total 25% e qelizave ndërtuese të testikujve dhe vezoreve tek bebet shkatërrohen. Bebet, nënat e të cilëve kanë pirë shumë ilaçe gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar për të mos u bërë prind në të ardhmen.
Dr.Rod Mitchell, i cili udhëhoqi hulumtimin në Qendrën e Shëndetit Riprodhues në Universitetin e Edinburgut, u shpreh kështu:
“Ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të mendohen dy herë para se të marrin qetësuesit e dhimbjeve në shtatzëni. Duhet të ndjekin udhëzimet dhe gjithmonë të përpiqen t’i marrin në doza sa më të vogla.”