Ekspertët pohojnë se kriza e Gjirit më së shumti shkon në favor të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qendrën hulumtuese të Al Jazeera-s në Doha është mbajtur një konferencë ndërkombëtare në temën “Kriza e Gjirit: Sfidat dhe e ardhmja, kurse një nga folësit ishte ish zëvendëskryeministri i Jordanisë, Javad al-Anani.
“Kriza e Gjirit nuk mund të zgjasë gjatë në këtë formë. Izraeli është pala që më së shumti ka përfituar nga kriza aktuale”, tha Al-Anani.
Ai tha gjithashtu theksoi se vendosja e embargos ekonomike ndaj Katarit nuk mund të jetë zgjidhje për krizën, por duhet të merren një sërë hapash drejt relaksimit të tensioneve.
Kriza e Gjirit u përshkallëzua në fillim të qershorit kur autoritetet e Arabisë Saudite, Bahreinit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jemenit pezulluan marrëdhëniet diplomatike dhe bllokuan kufijtë e Katarit.
Katari është akuzuar për mbështetjen e terrorizmit, të cilën Doha zyrtare e mohon duke i cilësuar si të pabaza këto akuza.
Vendet e Gjirit i paraqitën një listë disa kërkesa autoriteteve të Katarit për tejkalimin e krizës, përfshirë mbylljen e bazës ushtarake turke atje, ndërprerjen e bashkëpunimit me Iranin dhe mbylljen e rrjetit mediatik Al Jazeera.
Al-Anani thotë se kriza do të zgjidhet gradualisht.
Poashtu edhe profesori nga Universiteti i Katarit, Majid al-Ansari theksoi gjithashtu se Izraeli është përfituesi më i madh nga kriza aktuale, duke shtuar se vendet e Gjirit të mbledhura rreth Arabisë Saudite po garojnë se cili prej tyre i pari do të normalizojë marrëdhëniet me Tel Avivin zyrtar.
“Kriza e Gjirit në thelb është një luftë për dominim në rajon. Përveç Izraelit, përfitimiet më të mëdha i shkojnë Iranit, por edhe projektit për forcimin e ndikimit rus”, tha Al-Ansari.
Kështu mendon edhe profesori nga Universiteti britanik Leeds, Nasir al-Tamimi, i cili tha se hapat e parë drejt zgjidhjes së krizës mund të jenë masa të tilla si zbutja e ndalimit të lëvizjes në rajon.