Ekspertët e sigurisë tregojnë se si pronarët të mbrojnë shtëpinë nga hajdutët

Ekspertët e sigurisë zbulojnë se si pronarët e shtëpive duhet të mbrojnë pronat e tyre nga hajdutët, sepse sipas tyre, vetëm një alarm nuk është i mjaftueshëm, transmeton Klan Kosova.

Ky trik duhet të aplikohet në mënyrë që askush të mos bëhet viktimë e grabitjes, kanë thënë ata.

Ekspertët rekomandojnë:

Pronarët e shtëpive duhet të mendojnë sikur një hajdut nëse dëshirojnë të mbrojnë shtëpitë e tyre, që do të thotë të kalosh një sërë hapash për ta njohur çdo kënd të shtëpisë tënde.

Të mos e ngurtësoni drynin e shtëpisë suaj, sepse kjo e bënë hajdutin që të shkoj në tjetër kënd dhe pastaj ndoshta të rezultojë edhe më keq se nga ajo çfarë është planifikuar.

Të bëni instalimin e ndriçimit lëvizës.

Të shkurtoni kaçubat dhe pemët në oborr të shtëpisë.

Si dhe të investoni më shumë në dyer, dritare dhe bllokada të forta.

Vetëm kështu shtëpia juaj do të mbrohet, sepse hajdutët me këto hapa binden që nuk është edhe aq lehtë të depërtosh brenda një shtëpie.

Ndryshe, vendi ku hajdutët më së shumti përpiqen të hyjnë, sipas ekspertëve të sigurisë, mbetet të jetë dhoma e gjumit, transmeton Klan Kosova.