Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë “shfarosjen” e popullsisë së Ga’zës nëse Iz’raeli nuk ndalet

Francesca Albanese

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez, tha se një skenar i tillë nuk ishte i pabesueshëm nëse Izraeli vazhdon masakrën e tij gjatë viteve të ardhshme.

Duke iu referuar punës së një profesori të shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut në Skoci, Albanese tha: “Sfera e vdekjeve të supozuara direkte dhe indirekte mund të jetë midis 15 dhe 20 [për qind] e popullsisë tashmë deri në fund të këtij viti”.

“Po filloj të mendoj me tmerr se nëse nuk ndalet, sulmi i Izraelit mund të përfundojë duke shfarosur pothuajse të gjithë popullsinë në Gaza gjatë dy viteve të ardhshme”, shkroi Albanese në një postim në rrjetet sociale.

“Pasi të qetësohet pluhuri, nuk mund ta imagjinoj se si do të vazhdojë bota pasi ta ketë lejuar këtë. Përsëri”, tha ajo.