Ballina Jeta Shëndetësi Ekspertët bëjnë thirrje të keni kujdes nga këto simptoma të norovirusit

Ekspertët bëjnë thirrje të keni kujdes nga këto simptoma të norovirusit

Raportimet ndërkombëtare sugjerojnë se rastet e norovirusit mund të jenë në rritje këtë sezonë.

Brenga të tilla kanë bërë që doktorët të fillojnë t’i paralajmërojnë njerëzit për simptomat e këtij infeksioni të lukthit – i cili është tejet ngjitës.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ky infeksion u kushton atyre rreth 15 milionë funte çdo vit, ndonëse është shumë e vështirë të monitorohen të gjitha rastet e prekura me këtë virus.

Arsyeja se përse norovirusi mund të bëhet një problem serioz është se njerëzit nuk zhvillojnë imunitet ndaj tij, e kjo bën që virusi të shpërndahet lehtë dhe shpejtë.

Pra, nga të cilat simptoma duhet të keni kujdes, dhe si ta mbroni veten?

Simptomat:

– Marramendje e papritur apo vjellje

– Diarre

– Grip

– Dhimbje barku

– Dhimbje koke

– Dhimbje në gjymtyrë

Infeksioni shpërndahet lehtë nga personi në person përmes kontaktit, apo përmes kontaminimit të ndonjë sipërfaqeje.

Mbrojeni veten nga norovirusi duke:

– I pastruar duart rregullisht gjatë ditës

– Duke e dezinfektuar çdo sipërfaqe që ka qenë e kontaminuar me vjellje nga kjo sëmundje

– Përdorni dorëza gjatë kohës kur pastroni apo dezinfektoni diçka

– Shmangni kontaktin me personin e infektuar./Mesazhi/

Exit mobile version