Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20%

Ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si rezultat i masave të ashpra të izolimit ndaj koronavirusit, tha Zyra e Statistikave e këtij vendi, Insee.

Sipas saj, në tremujorin e parë ekonomia franceze është tkurrur për 6 për qind.

Insee tha se aktiviteti ekonomik është kthyer për 21 për qind më pak se nivelet e zakonshme, pas lehtësimit të masave të izolimit, të cilat kanë qenë në fuqi nga mesi i marsit deri në fillim të majit.

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë eknomitë e vendeve të Evropës, të cilat janë detyruar të mbyllin përkohësisht bizneset për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Këtë muaj, Gjermania, ekonomia më e fuqishme në Evropë, ka rrëshqitur në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë sot një propozim zyrtar për rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit./tch