Ballina Artikuj Eklips në Palestinë

Eklips në Palestinë

Eklips në Palestinë
( Ismail Haniyeh-Dëshmori i Kudsit)

Bota sikur pyet
Zot, qu bë në këtë pikë ditë
Eklips në Palestinë?

Po, ka rënë një Yll sa i madhi Diell
Ka errësuar në dhimbje, lindje e perëndim

Paska shkuar për amshim
Trimi, Ismail

Ky qenka fati i Njerëzve me fat!

Tërë jetën e ndjekën
As dhè nën këmbë mos t’i lënë
Deri sa i erdhi
Sihariq nga qielli
“Eja se e plotësove emanetin e dhënë”

Si Ismaili i vogël
U bëre Kurban për vatan

Se, kasapët duan gjakë
E, botën gjaku e ka nxënë
Sikur gërmadhat mbi fëmijët pa Nënë

Po fitorja
Nuk mund të jetë larg
Armiku e ka humbë rrugën
Në qorrsokak

Eh, 300 milion Arab
Eh, pesë fish Musliman
Shikojnë, me pakë përjashtim
Bëjnë sehirë e “sihr”
A thua, nga armiku, ku-r do të ketë mëshirë?

Mirëpo Ismaili, veproi pa fjalë
Shkundi botën me gjakë e evladë
Deri në fund, nuk iku as nuk u strukë
Por, mbajti besën që kurrë se kishte tundë

Ky burr vigan shkroi histori
La pas veti shembull për lavdi
Atëher, kur flijimi është ashk
Lufta për liri shpaguhet me gjakë

A thua po të ishte ndryshe
Kjo ftesë nga Kur’ani uvertyrë
Do të kishte tjetër kuptim
Kur e thirri Ismailin, Kryetrim

“O ti shpirt i qetësuar, yrysh për tek Zoti Yt,
hyn në grupin (e zgjedhur) e robërve (shpirtbardhë) të mi, hyn në Xhennetin Tim”
Amin!

Mani
Gusht, 2024

Exit mobile version