Ekipi i Xhudos së Kosovës ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Dirtan Kuka, i cili ka bërë të ditur se ekipi do të udhëtojë së shpejti në kampin stërvitor të radhës në Erzurum të Turqisë në lartësi mbidetare mbi 2000 metra
Ky është postimi i tij:
Testimet e ekipit tonë rezultuan negative për të gjithë ekipin!
Ekipi do udhëtoj së shpejti në kampin stërvitor të radhës në Erzurum të Turqisë në lartësi mbidetare mbi 2000 metra!
Respekt ekipit të IKSHPK e në veçanti Profesorit të nderuar Naser Ramadani si dhe Dr Adnora Nurboja përgjegjëse për regjionin e Pejës.
Kurajo të gjithë mjekëve e punëtorëve shëndetësor për punën e palodhshme në kuftën e gjatë e të vështirë me armikun e padukshëm!