Ekipi i xhudos së Kosovës në pullën postare të Japonisë

Sukseset Majlinda Kelmendit dhe ekipit të xhudos së Kosovës, janë shndërruar në frymëzim për shumë vende të botës.

Ky ekip, një respekt të jashtëzakonshëm ka fituar edhe në Japoni, vend ky i njohur për sportin e xhudos.

Japonia ka vendosur në pulla postare ekipin e xhudos së Kosovës, si shenjë e miqësisë dhe respektit.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri Driton Kuka.

Njoftimi i Kukës:

Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë!

Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet.

/Lajmi.net/