Imazhet satelitore tregojnë ushtrinë izraelite të rrethojë ekipet e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe dhe mbrojtjes civile në Rafah.
Një ekip shpëtimi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) do të rikthehet sot në Rafah, në jug të Gazës, për të vazhduar kërkimin për nëntë anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të ambulancës, raporton Aljazeera.
Të premten mbrëma, PRCS deklaroi se fati i stafit të tyre të zhdukur mbetet i panjohur për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa akuzoi forcat izraelite për pengim të qëllimshëm të përpjekjeve të kërkimit në Rafah.
“Deri tani, nuk ka asnjë gjurmë të anëtarëve të ekipit tonë. Dje, zbuluam se katër automjetet e ambulancës ishin shkatërruar plotësisht dhe varrosur në rërë,” deklaroi organizata.
Agjencia e verifikimit të fakteve e Al Jazeera, Sanad, ka siguruar një imazh ekskluziv satelitor që tregon ushtrinë izraelite duke rrethuar automjetet e mbrojtjes civile dhe PRCS, me të cilat udhëtonin punonjësit e emergjencës të zhdukur. /mesazhi
