Ejani të bëhemi më të lehtë, më modest…

Dhe në fund të sezonit kur merr lapsin e fletoren e llogarisë së dasmës kupton se sa me djersë e kanë nxjerrë burrat dinarin e sa lehtë e kanë harxhuar gratë.
Sa me seriozitet të madh i kemi marrë gjërat që në esencë skanë ndonjë vlerë ashtu si duken.
Ndaj bijat tona duhet të binden se më mirë është të martohesh për një djalë fisnik, besimtar, i arsimuar para atij që ka veturë luksoze, shtëpi të ndarë nga prindërit dhe që ta bën dasmën “që se ka bë kush” ku nuk i jepen nuses zarfi me para në dorë por në këmbë duke ia hedhur fytyrës, sa gjest i shëmtuar! a keni blerë nuse a dëshironi të tregoni se jeni shumë të pasur apo çka?
Sa keq që një vajzë adoleshente shef këso skena dhe admiron një martesë të tillë?
Jemi emancipuar aq shumë saqë gjithçka ka dalë jashtë kallëfit të fesë dhe traditës sonë shqiptare.
Burrat tanë nuk duhet punojnë tërë jetën për ta bërë një dasëm veç dunjasë, pa dyshim se martesa ka bukuritë e veta bashkë me dasmën, por kështu si kemi filluar jemi duke dalë çdo ditë jashtë kornizave të njerëzores, duke shtyp të varfërin e gjorë i cili ka marrë frikë të martojë evlad se nuk mund ta arrijë nivelin e tjetrit!
Sa para hudhim, sa çejz reklamojmë që e nxit bijën tonë të investojë në letra zbukurime, kurdele që të gjitha në fund shkojnë hudhen në bërllog.
Nëse nuk vepron si shoqet quhet nuse pa marifet, edhepse kjo nusja ka shkrirë mend ka diplomë të fakultetit, por që në mesin tonë nuk ka aq vlerë.
Vlera ka frizura, grimi 20 fustane të ndryshme, këngë degjeneruese..
Sa keq që servojmë në tavolinat tona çka shohim në seriale, na pat hije ose jo ska lidhje me rëndësi me u knaq, me e kallë dhe me marrë sa më shumë like e me u çuditë krejt me ne!!
Martesa është e bukur, nusja është e bukur por e kanë trishtuar nusen e gjorë se nëse nuk rregullohesh te filan grimerja me emër dukesh e keqe!
Mos bëni tregëti me krijesat e Zotit se do na vijë ndonjë dënim nga nuk e presim.
Ejani të ndryshojmë për hirë të Zotit, ejani të bëhemi më të lehtë, më modest, vetëm kështu do ia lehtësojmë vetes dhe njëri tjetrit.
Mos e shëndërrojmë dasmën në frikë se si do ia dalim, se si do dukemi në vend se ta shijojmë me kënaqësi ne lodhemi psiqikisht dhe fizikisht.
Ejani të investojmë në libra, në arsim, në ardhmërinë e shëndoshë të rinisë sonë sepse asnjë popull nuk ka arritë të përparojë pa investuar në mendje, dije dhe moral.

Emine Bajrami