Studenti Egzon Ibrahimi, i deleguar nga Bashkësia Islame e Kosovës në garat Ndërkombëtare të leximit dhe këndimit të Kuranit të mbajtura në Kuvajt, është stolisur me vendin e katërt në botë, shkruan Mesazhi.com.
Këtë lajm e ka konfirmuar kryeimami Sabri Bajgora në proflilin e tij në fcb.
“Ky është një sukses i madh për të gjithë Ne. Egzonit i dëshirojmë suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Allahu e ruajtë në çdo hap të jetës së tij”, ka shkruar Bajgora.