Në një lagje t’vjetër të një qyteti
Ku për here të pare u tha shahadeti
Në shtëpinë e saj një grua jetonte
Po fqinjin e saj çdo ditë e mundonte
Sa here pranë shtëpisë komshiu i binte
ajo mbeturinat mbi kokë ia hidhte
ndonjëherë në rrugë vendoste plehra
se komshiu i saj s’kishte rrugë të tjera
era e keqe në rrugë kundërmonte
ajo dëfrehej kur fqinjin mundonte
sa herë në lagje mëngjesi ka zbardhë
këtë burrë të lagjes e ka pritë me ardhë
ia hidhte mbi trup mbetjet e ushqimit
Por burrit s’ia humbte fijen e durimit.
Një ditë burri i lagjes t’njëjtës rrugë i ra
Mbeturina n’rrugë, si çdo ditë nuk pa
As n’trupin e tij atë ditë s’ra asgjë
Pyeti për fqinjën, ç’ka ndodhur me të
I thane se është sëmurë, ka mbetur e shtrirë
Ai e vizitoi, tha: do t’bëhesh mirë
S’do t’mungojnë ilaçet, s’do t’mungojë kujdesi
Sëmundja do të ikën, do t’kthehet shëndeti
Do t’ndihmojë që shpejt ta kalosh këtë gjendje
Do t’kërkojmë ilaçin që shëron këtë dhembje
Gruaja e turpëruar lotët s’po i mbante
Para burrit të lagjes me dënesë po qante
Para kësaj mëshire, çdo zemër do të çahej
Edhe hana e plotë në qiell do të ndahej
N’damarët e gruas gjaku sa nuk ngriu
Të keqen me t’mirë kur ktheu komshiu
Ilaç për sëmundjen u bë vetë prania
Vendin e urrejtjes e zuri Dashnia
Se sëmundjet e trupit me ilaç shërohen
Por sëmundjet e shpirtit pranë teje largohen
Fjalët e gruas dolën midis lotëve
Ti je Lajmëtari – Mëshira e botëve
Ajo po i fliste me zërin pendues
Ti je Muhamedi – Kandili Ndriçues
Ti je Muhamedi – ja Resul Allah
Lute të Mëshirshmin t’ma falë këtë gjynah
Kur zemra verbohet, sytë gabimisht shohin
Njerëzit urrejnë gjërat që s’i njohin.