Një gjykatë egjiptiane solli vendimin për futjen e më shumë se 350 personave në “listën e terroristëve”, përfshirë Mahmoud Izzet, një nga udhëheqësit e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan).
Ky vendim nga Gjykata Penale në Kajro, ka shtuar edhe 296 persona në listë, ndër të tjerë ndodheshin edhe anëtarë të Ihvanit.
Në listë gjendet edhe biznesmeni Hasan Malik, një anëtar i rëndësishëm i Ihvanit. Në fund të vitit 2013, Egjipti shpalli Ihvanin organizatë terroriste, pasi pushtetin e mori ushtria në krye me Abdelfetah al Sisi. Gjatë shtypjes së protestave, më shumë se 2000 persona u vranë nga ushtria në sheshet e Kajros. /MESAZHI/