Parlamenti i Egjiptit ka vendosur nje shtetrrethim tremujor pas dy shpërthimeve vdekjeprurëse ku mbeten te vdekur 45 besimtarë të krishterë.
“Kryetari i Parlamentit Ali Abdel Aal ka njoftuar miratimin unanim të gjendjes së jashtëzakonshme të Kuvendit,” raportoi televizioni shtetëror.
Duke iu drejtuar deputetëve, kryeministri Sharif Ismail ka justifikuar këtë veprim, të cilin ai tha se erdhi si pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit për të çrrënjosur terrorizmin”.
Të hënën, kabineti i Egjiptit miratoi një dekret presidencial duke bërë thirrje për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në një deklaratë, qeveria tha se gjendja e jashtëzakonshme kishte hyrë fuqi të hënën në orën 13:00 sipas kohës lokale.
Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi më parë bëri thirrje për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve ku mbetën 45 të vdekur.
Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse që kanë ndodhur.
Gjendja e jashtëzakonshme lejon autoritetet për të miratuar një sërë masash të jashtëzakonshme, përfshirë edhe referimin e të dyshuarve për terrorizëm në gjykatata shtetërore, vendosjen e orës policore dhe kufizimet në media. /MESAZHI/