Së paku tetë persona u vranë dje nga policia egjiptiane në perëndim të Kajros, sipas ministrisë së brendshme të vendit.
Ministria tha se tetë u vranë gjatë një bastisje në kampin e tyre të stërvitjes në provincën Fayoum.
Deklarata tha se tetë personar ishin anëtarë të grupit Hasm, të cilat autoritetet e lidhin me Vëllazërinë Myslimane.
Por Vëllazëria Muslimane mohon çdo lidhje me “Hasm” dhe ka denoncuar vazhdimisht dhunën.
Javën e kaluar, forcat e policisë qëlluan dy anëtarë të Hasmit në një shkëmbim zjarri në lindje të Kajros.
Egjipti u mbulua nga dhuna qysh kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur lirshëm në Egjipt, dhe udhëheqës i Vëllazërisë poashtu.