Autoritetet në Egjipt kanë bërë thirrje për zgjidhje politike të krizës në Jemenin e përfshirë nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i diplomacisë egjiptiane, Sameh Shoukry, në Kajro u takua me homologun e tij jemenas, Abdel Malek Al-Mekhlafi dhe theksoi se kriza në Jemen mund të zgjidhet vetëm përmes zgjidhjes politike.
“Nuk ekziston opsioni i zgjidhjes ushtarake në Jemen”, tha Shoukry në takim, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij.
Një nga temat kryesore të takimit të Kajros ishte kërkimi i një shpërndarje të balancuar të pushtetit politik dhe të pushtetit tjetër në Jemen.
“Egjipti është i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për të vendosur paqen dhe për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Jemen, ndërsa mbështesim përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në këtë fushë,” tha Shoukry.
Jemeni gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, e cila nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile.