Egjipti ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në Siri, duke deklaruar se është shkelje e sovranitetit të Sirisë dhe ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim Ministria e Jashtme egjiptiane dënoi në mënyrën më të ashpër sulmet e fundit që Izraeli ka kryer ndaj territorit të Sirisë.
Sipas deklaratës, sulmet janë shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe se “shkelin edhe sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit duke përfituar nga situata Siri”.
Egjipti u bën thirrje aktorëve ndërkombëtarë me ndikim që të “marrin përgjegjësinë e tyre për shkeljet e përsëritura të Izraelit si dhe të ushtrojnë presion mbi Tel Avivin që t’i japë fund pushtimit të territorit sirian dhe të respektojë Marrëveshjen e vitit 1974 për Ndarjen e Pushteteve”.
Krahas më shumë se 14 sulmeve ajrore ndaj aeroportit të Hamës dhe zonave përreth tij mbrëmë, ushtria izraelite kreu sulme ajrore ndaj aeroportit ushtarak ‘T4’ në rajonin e Homsit, ndaj infrastrukturës ushtarake në kryeqytetin Damask si dhe sulme me mortaja dhe artileri në perëndim të qytetit Daraa dhe në kundërshtim me sovranitetin e Sirisë kërkoi çarmatosjen e rajonit jugor.