Ushtria egjiptiane ka njoftuar se ka shkatërruar 12 tunele në kufirin me Gazën dhe se ka arrestuar 100 persona të cilët kanë kaluar kufirin ilegalisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Tamir er-Rufai ka thënë se forcat e sigurisë kanë shkatërruar 12 tunele në kufirin e këtij vendi vendi me Gazën.
Në deklaratën e tij Rufai ka thënë gjithashtu se në datat 18-28 dhjetor të paktën 74 persona janë ndaluar për kalim ilegal të kufirit. Ai ka theksuar se personat ishin të kombësive të ndryshme. Rufai ka vënë në dukje gjithashtu se në juglindje të vendit janë ndaluar 26 sirianë të cilët kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Qeveria egjiptiane e ardhur përmes një grushti ushtarak në detyrë më 3 korrik të vitit 2013 ka shembur një pjesë të mirë të tuneleve në kufi me Gazën, të cilat konsiderohen nga palestinezët si “damarët e jetës”. Herën e fundit forcat e sigurisë së Egjiptit lëshuan tuba të mëdha me ujë në tunelet e nëndheshme duke i mbushur ata me ujë deti.