Egjipti hap përkohësisht kufirin me Gazën

– Autoritetet e Egjiptit kanë bërë të shtunën një hapje të vendkalimit kufitar Rafah, përmes të cilit kalohet në Rripin e Gazës së okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Terminali do të qëndrojë i hapur për tre ditë rresht”, tha Hisham Odwan, në cilësi të drejtorit të vendkalimit Rafah nga pjesa palestineze.

Zyrtari palestinez tha se studentët, pacientët dhe shtetasit e huaj do të kenë mundësi të përdorin terminalin për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Korrespodenti i Anadolu Agency lajmëron se që nga mëngjesi i sotëm qindra palestinezë kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.

Autoriteti kufitar në Gaza, tha se rreth 16.000 njerëz janë regjistruar për kalim të kufirit dhe se tani gjenden në listën për udhëtim jashtë Rripit.

Lideri i Hamasait, Ismail Haniyeh mbërriti në Gaza pikërisht përmes këtij vendkalimi, pasi paraprakisht qëndroi në Katar për pesë muaj.

Në një prononcim për mediat pas mbërritjes, Haniyeh tha se bisedimet e fundit që kanë pasur me zyrtarët e Kajros kanë qenë të frytshme.