Egjipti ekzekuton 13 aktivistë të fjalës së lirë

Egjipti ka ekzekutuar 13 persona të cilët kanë mbeshtetur presidentin legjitim Muhamed Mursi gjatë protestave atnti puqiste. Aktivistet ishin të burgosur dhe keqtrajtuar ne burgjet famkeqe te Egjiptit per gjatë periudhes pas puqit ushtarak te orkestruar nga Sisi i cili në protestat gjithëpopullore vrau mbi 5000 protestues.

Autoritetet zbatuan dënimet me vdekje të aktivistëve të burgosur politikë, tha në Facebook, Watan TV.

Sipas gazetës shtetërore Akhbar al-Yawm, 4 persona u ekzekutuan.

Të shtunën, Ministria e Brendshme egjiptiane zbatoi krimin e radhes duke ekzekutuar me vdekje të Yasser Abasiri, 49 vjeçar dhe Yasser Shakr, 45 vjeçar, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave kundër puçit ushtarak të vitit 2013 që rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi.

Të dy u mbajtën në burgun famëkeq Tora në jug të Kajros, i cili njihet si burgu më i fortifikuar i vendit, pas gjykimit të tyre në çështjen e njohur publikisht si çështja “Biblioteka e Aleksandrisë”.