Dielli ka ndriçuar statujën e faraonit Ramses II, monument ky i cili gjendet në tempullin Ebu Simbel në qytetin Asvan të Egjiptit. Ngjarja astronomike e cila ndodhë vetëm dy herë në vit, u ndoq jo vetëm nga zyrtarët egjiptianë dhe të ftuarit por dhe nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për media, drejtori i tempullit Ebu Simbel, Husam Abbud, tha se ngjarja astronomike në fjalë është një tregues se sa të avancuar kanë qenë egjiptianët e vjetër në shkencë.
Ai theksoi që drita e diellit nisi të ndriçojë statujën në orën 6:25 sipas kohës lokale dhe se statuja vazhdoi të ndriçohet për 20 minuta.
Në dyert e tempullit Ebu Simbel të qytetit Asvan, ndërtimi duke gërmuar kodrën e të cilit zgjati 20 vite, gjenden 4 statuja gjigande të Ramsesit. Ngjarja e cila cilësohet si mrekulli astronomike, realizohet në ‘ditën e lindjes’ së Ramsesit më 22 tetor dhe në ditën e ‘kurorëzimit’ të tij më 22 shkurt dhe zgjat afro 20 minuta.
Në Egjiptin antik, ndriçimi i statujës së Ramsesit më 22 tetor simbolizonte fillimin e stinës e kultivimit, ndërkaq 22 shkurti simbolizonte nisjen e stinës së korrjes.