Ka shkuar në 12 numri i viktimave si pasojë e një sulmi të dyfishtë në një kishë kopte dhe një dyqan në jug të Kairos.
10 viktima u shënuan kur 2 agresore tentuan të sulmonin kishën në jug të kryeqytetit, por u ndalën nga policia. Një orë më vonë, shënjestër u bë një dyqan i komunitetit kopt në po të njëjtën zonë, me pasojë vdekjen e dy personave.
Sulmet ndodhën në kohën kur policia po patrullonte zonën, dhe aty dalluan dy persona të dyshimtë, të cilët filluan të qëllonin kur policët u afruan.
Mes viktimave janë edhe 3 policë. Një rrip eksplozivi u gjet në trupin e njërit prej agresorëve, çka sugjeron planfikimin e një sulmi edhe më të rëndë. Sipas prokurorëve vendorë, ky sulm mbanë “vulën” e organizatës terroriste ISIS. /MESAZHI/