Në Egjipt me rastin e Kurban Bajramit dhe 69-vjetorit të Revolucionit më 23 korrik, është shpallur amnisti duke u liruar 2.075 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta shtetërore “Ahram” shkruan se amnistia, e cila përfshin 2.075 të burgosur, u njoftua nga Presidenca e Egjiptit.
Nuk u dha më shumë informacion në lidhje me detajet e amnistisë, të shpallur me rastin e Kurban Bajramit dhe 69-vjetorit të Revolucionit më 23 korrik. /aa