Egjipt, ndalohen të afërm të anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane

Në Egjipt janë ndaluar djali dhe dhëndërri i zëvendëskryetarit të Këshillit udhëzues të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) Hajrat Shatir, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati anëtar i delegaconit të mbrojtjes së liderëve të Vëllazërisë, Abdulmunim Abdulmaksud, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se forcat e policisë kanë bastisur shtëpinë e familjes Hajrat Shatir në qytetin Nasr në linjde të Kajros.

Abdulmaksud tha se nuk kanë informacione se ku po mbahen të ndaluarit dhe arsyet e ndalimit të djalit Hasan Shatir dhe dhëndërrit Ahmed Dervish të Hajrat Shatir i cili ndodhet në burgun Akrep ku mbahen një numër i madh i personave kundërshtarë të grushtit të shtetit në jug të Kajros.

Nga autoritetet zyrtare egjiptiane nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.