Të paktën 312 nxënës dyshohen të jenë helmuar me ushqim në tri krahina të ndryshme të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë thotë se nxënësit në tre shkolla të ndryshme fillore kanë shfaqur simptomat e helmimit me ushqim pasi kanë ngrënë ushqimin e shërbyer në shkollë.
“Autoambulancat i kanë dërguar nxënësit e helmuar në spital ku u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën qëndron se 211 nxënës të prekur janë regjistruar në provincën e Suezit, 98 në provincën Aswan dhe tre nxënës në kryeqytetin Kajro.
Sipas disa raporteve të mediave ndërkombëtare, kompania që ofron ushqim nëpër shkolla, menaxhohet nga ushtria egjiptiane, e cila është e përfshirë në shumë sfera të jetës shoqërore përfshirë edhe ekonominë.
Ky nuk është rasti i parë i helmimit me ushqim, pasi disa javë më parë, qindra nxënës pësuan nga helmimi me ushqim në provincat Monoufiya, Sharqiya, Beheira dhe Sohag.