Gjykata e Lartë në Egjipt ka konfirmuar dënimin me vdekje për gjashtë persona të akuzuar në lidhje me dhunën dhe vrasjet në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga burimet gjyqësore u konfirmua se gjykata konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për 59 persona ndërsa 47 u liruan.
Gjykata penale në Minya në gusht të vitit të kaluar për shkak të tubimit të paligjshëm dhe vrasjes, 12 pesonave u shqiptoi dënim me vdekje.
Egjipti është ekspozuar ndaj një vale të dhunës pas grusht shtetit ushtarak të vitit 2013, gjatë të cilit u përmbys presidenti Mohamed Morsi.
Pas përmbysjes së Morsit autoritetet egjiptiane filluan një fushatë kundër atyre që kanë mendime të ndryshme, në të cilat u vranë qindra njerëz dhe u arrestuan mijëra të tjerë.