Egjipt, fundoset anija me 600 emigrant

Foto Ilustrim
Kreu i qarkut Mutubis pranë qytetit Kefr esh-Shejh, Ali Abdussettar, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Egjiptit, u shpreh se në anijen që u fundos gjendeshin 600 migrantë dhe se 150 prej këtyre janë shpëtuar.

Drejtori i policisë së qytetit Bahira të Egjiptit, Alaudin Shefki,  në deklaratën e tij tha se Ekipet e Sigurisë Bregdetare të Egjiptit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë në orën 15:20 sipas kohës lokale dhe se punimet për kërkim dhe shpëtim janë duke vazhduar ende.

Shefki theksoi se anija është larguar nga brigjet e qytetit Kefr esh-Shejh ditën e sotme dhe se është mësuar se është fundosur në brigjet e qytetit Bahira.