Ballina Lajmet Egjipt, 25 të vdekur nga zjarri në stacionin hekurudhor

Egjipt, 25 të vdekur nga zjarri në stacionin hekurudhor

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të shpërthyer në stacionin hekurudhor në rajonin Ramses të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Egjiptit, bëhet e ditur se numri i të vdekurve nga zjarri i shpërthyer në stacionin hekurudhor është rritur në 25, ndërsa të plagosurve në 40. 

Autoriteti egjiptian hekurudhor njoftoi se derisa një tren pasagjerësh është afruar në stacion ka shpërthyer rezervuari i karburantit, ndërsa në stacion prisnin qindra udhëtarë.

Exit mobile version