Ballina Uncategorized Efektet kuruese të qumështit të bletës

Efektet kuruese të qumështit të bletës

Të gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai është mjaft pozitiv për shëndetin dhe shumë i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, shërben për të ushqyer larvat gjatë tre ditëve të para dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe me pak aromë.

Përmbajtja

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esencialë për njeriun. Enzima dhe derivatët e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyrna 80-90 për qind, por ato janë neutralë dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Mineralë: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteroli.

Efektet kuruese

Ka efekt qetësues dhe qlodhës, ul nivelin e hormoneve tiroidian

Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon në mbajtjen e shtatzënisë duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e meleisë dhe sëmundjet e saj, hepatitë, rigeneron strukturën e meleisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur erinine e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemoragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Tek fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret

Në kriza astmë, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison si dhe ata që kanë kancer në fazë akutë.

Efektet anësore

Dhimbje stomaku, të vjella, diarrë dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh tek femrat). Në të tilla raste në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk permirësohen ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat mund të jëtë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretes, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura

Kura duhet të zgjasë 1 muaj, maksimumi 3 muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqën menjëherë ose pak me vonesë, sepse ndryshe nga poleni qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

Hipertiroidisëm

Diabet

Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)

Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

Sëmundje kronike të mushkërive

Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit

Sëmundje të veshkave

Artrite reumatoidë

Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës

Kancer

Në pediatri ndihmon, sidomos për fëmijët e lindur para kohe ose distrofik.

Exit mobile version