Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Edmonton: Gratë muslimane mësojnë vetëmbrojtjen pas sulmeve kundër tyre

Edmonton: Gratë muslimane mësojnë vetëmbrojtjen pas sulmeve kundër tyre

Klasë të vetëmbrojtjes po organizohen nga komuniteti musliman në Edmonton, Kanada pas dhjetëra sulmeve raciste ndaj grave muslimane dhe grave zezake në vend.

Gjatë javëve të fundit janë parë sulme të ndryshme ndaj grave me mbulesë si dhe grave zezake nëpër vende të ndryshme në qytet, kështu që komuniteti u bashkua për të ndërmarrë diçka.

Xhamia El Rashid erdhi me një kurs vetëmbrojtjeje për gratë muslimane me leje të Drejtorisë së Shendetësisë në Alberta, me qëllim përballjen me këto sulme.

Komuniteti musliman në Edmonton është prej komuniteteve të para Islame dhe ka xhaminë më të vjetër në vend të ndërtuar në vitin 1938. /Mesazhi.com

Exit mobile version