Edi Rama thirrje qytetarëve: Dhuroni për popullin turk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qytetarët e Turqisë, pas tërmetit që ka lënë të vdekur mijëra persona.

Ai ka treguar se ata që duan të dhurojnë materiale të ndryshme, duhet të drejtohen te çadra e dhurimit, pranë Bashkisë së Tiranës.

“#DhuroPërPopullinTurk *çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës për këdo që ka dëshirë dhe mundësi të kontribuojë sadopak”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, mbi 41 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.