Duke komentuar çështjen e statusit, kryeministri Rama ka përdorur sërish kartën e “radikalizimit muslimanëve”, siç e potencon këtë aspekt Al Jazeera Balkans.
“Rama, i cili mbërriti në Berlin ku ai dëshiron të lobojë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për këtë vend, kritikoi politikanët evropianë me pikëpamjet anti-muslimane, duke i quajtur ata ‘investitorë në radikalizim’”, shkruan Al Jazeera.
Sipas shefit të qeverisë shqiptare, neglizhimi i perspektivës evropiane për Shqipërinë mund të shkaktojë radikalizimin e muslimanëve në atë vend.
‘Në prag të një takimi me kancelaren Angela Merkel, Rama paralajmëroi se Rusia synonte gjithashtu të radikalizonte muslimanët shqiptarë dhe i kërkoi Bashkimit Evropian që të mos ‘lënë hapësirë për vendet e tjera’”, shkruan më tej Al Jazeera. /tesheshi.com/