Ballina Lajmet Edi Rama i dhuron Turqisë 1 milion euro pas tërmetit shkatërrues

Edi Rama i dhuron Turqisë 1 milion euro pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhuroi 1 milion euro për fushatën e bamirësisë “Turkey One Heart” .

Kjo fushatë ndihmëse po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipro dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.

Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.

Deri tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.

Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.

Exit mobile version